Rrezikon Franca, shpreson Serbia
Milijas shndërroi në gol një penallti në minutën e 13-të të ndeshjes, duke u dhënë avantazhin ballkanasve. Me këtërezultat serbët ishin të kualifikuar.
Por kapiteni dhe golashënuesi më i mirë i Francës, Tieri Henri barazoi në minutën e 31-të, duke e shtyrë festën e serbëve dhe duke i bërë tifozët transalpinë të shpresojnë.
Por të besuarit e Domenek nuk realizuan dot golin e fitores, që do të thotë se Franca ndodhet katër pikë prapa përfaqësueses së Serbisë dhe rrezikon kualifikimin direkt për në Afrikën e Jugut vitin e ardhshëm.
Gjithashtu, edhe stoli i trajnerit Rajmond Domenek nuk është më i sigurt pas këtij barazimi, duke parë edhe polemikat që lindën në prag të ndeshjes së djeshme midis tij dhe Henri.