E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tjetër humbje për Argjentinën e Maradonës

Pas humbjeve të njëpasnjëshme ndaj Bolivisë, Ekuadorit dhe Brazilit, vjen goditja e rradhës për Argjentinën.

Kësaj here ka qenë Paraguaji ai që u ka shkaktuar humbjen e katërt rradhazi amerikano-latinëve.

1-0 në favor të vendasve ka përfunduar takimi i luajtur në Asunsion. Golin e fitores për bardhekuqtë e shënoi Valdes në minutën e 28-të të ndeshes.

Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u luajtur, kombëtarja e Diego Armando Maradonës ndodhet në vendin e pestë me 22 pikë një më pak se Ekuadori dhe një më shumë se Uruguai.

Për të siguruar të paktën vendin e pestë, që të çon në fazën play off, Argjentina duhet t’i fitojë dy ndeshjet e mbetura ndaj Perusë në shtëpi dhe Uruguait në transfertë.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›