E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Anglia, Southgate: Në gjunjë për botën gjithëpërfshirëse

“Ne diskutuam mes nesh nëse duhet të gjunjëzohemi para ndeshjes, pasi kjo është ajo që kemi bërë për një kohë të gjatë. E di që në Premier League tani skuadrat e bëjnë këtë vetëm në ndeshje të mëdha, por kjo, Kupa e Botës është skena e duhur dhe prandaj do të dëshiroja të jetë një mesazh i fortë në favor të gjithëpërfshirjes për të rinjtë nga e gjithë bota”. Kështu trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, në prag të debutimit në Katar 2022 kundër Iranit, konfirmoi se skuadra e tij e tij do të rikthehet në gjunjë përpara ndeshjes.

Pyetja për kundërshtarët dhe situatën politike dhe rendin publik në vendin e tyre është e pashmangshme. “Në muajt e fundit mediat tona më kanë bërë shumë pyetje të natyrës politike – thotë Southgate – por këtë e kuptoj duke pasur parasysh pozicionin që kam”.

“Mund të them vetëm se i respektoj iranianët, ata kanë cilësi dhe në Botërorin e fundit, me Carlos (trajneri Queiroz) kishin një organizim të shkëlqyer të lojës”.

“Sa për tonin, si vend – shtoi trajneri i Anglisë – e di se tani jeta është bërë e vështirë për shumë njerëz, ka një recesion ekonomik që prek shumë dhe për këtë arsye ne do të donim që udhëtimi ynë t’u sjellë lumturi njerëzve”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›