E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kupa e Botës, shiten pothuajse 3 milionë bileta

2.95 milionë bileta janë shitur për Kupën e Botës në Katar, njoftoi sot FIFA, duke shtuar se turneu pritet të arrijë një shifër rekord prej 7.2 miliardë eurosh. Këto janë të ardhurat e krijuara në katër vjet nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit dhe tejkalojnë vlerësimin fillestar me një miliard.

Presidenti Gianni Infantino u gëzua para 211 anëtarëve të FIFA-s për arritjen e këtyre shifrave “pavarësisht Covid-it dhe krizave të ndryshme që po ndodhin në botë”. Katari tashmë ka shitur më shumë bileta se Rusia, e cila shiti 2.4 milionë në Kupën e Botës 2018. Më shumë bileta blenë tifozë nga Katari, Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara, Meksika, Britania e Madhe, Emiratet e Bashkuara Arabe, Argjentina, Franca, India dhe Brazili.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›