E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Anglia, Southgate konfirmohet deri në Euro 2024

Anglia ecën përpara në vazhdimësi. Edhe pse kombëtarja u eliminua në çerekfinalet e Botërorit, trajneri Gareth Southgate u konfirmua deri në Europianin e vitit 2024. Këtë e bëri të ditur Federata Britanike, një javë pas disfatës 1-2 të pësuar nga Franca e Deschamps.

Ka qenë vetë Southgate, në fund të ndeshjes ndaj kampionëve në fuqi të botës, i cili ka shprehur dyshimet: “Na duhet kohë që të gjithë të marrin vendimet e duhura”. Kohë që padyshim ka skaduar dhe Federata ka rinovuar besimin tek ish-futbollisti.

Presidenti i Federatës, Mark Bullingham, ka bërë të ditur se kontrata është e vlefshme deri në dhjetor të vitit 2024. Është konfirmuar edhe zëvendësi i tij, Steve Holland. Ndeshjet kualifikuese për Euro 2024, për Anglinë, do të nisin më 23 mars në Itali. Në grup janë edhe Ukraina, Maqedonia e Veriut dhe Malta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›