Argjentinë-Francë, është momenti i finales

Ja ku jemi, është dita e aktit final të Kupës së Botës në Katar. Nga njëra anë është Argjentina, e cila ëndërron të rikthejë Kupën e Botës që ka munguar që nga viti 1986, me Messin që më në fund shpreson t’i shtojë koleksionit të tij të jashtëzakonshëm trofeun e fundit të madh që mungon në karrierën e tij.
Nga ana tjetër është Franca, e cila dëshiron të arrijë suksesin e dytë radhazi pas atij të Rusi 2018, një sukses i arritur në histori vetëm në Itali (1934-1938) dhe Brazil (1958-1962), me Mbappe vetëm 23 vjec mund të vendosë Kupën e dytë të Botës në vitrinën e trofeve.
Precedenti i fundit mes Albiceleste dhe Les Bleus daton në edicionin e fundit të Kupës së Botës, në ndeshjen më spektakolare të turneut: një 16-she emocionuese plot gola e cila përfundoi 4-3 për ekipin e Deschamps falë dopietës së Mbappe.
Ndeshja mes Argjentinës dhe Francës, finalja e Kupës së Botës në Katar është planifikuar për në orën 16:00 në stadiumin Lusail në Doha.
ARGJENTINË-FRANCË
ARGJENTINA (3-5-2): E. Martinez; Li. Martinez, Otamendi, Romero; Acuna, Mac Allister, E. Fernandez, De Paul, Molina; Messi, Alvarez. Trajner: Scaloni
FRANCA (4-2-3-1): Lloris; Koundé, Varane, Upamecano, T. Hernandez; Tchouameni, Rabiot; Dembelé, Griezmann, Mbappé; Giroud. Trajner: Deschamps