E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Katar 2022, Messi për historinë dhe klubin e tetë fituesve

Nëse Argjentina do të shpallet sot kampionë e Botës atëherë Messi jo vetëm që do kishte një argument të pakundërshtueshëm për ata që debatojnë se kush është më i miri i të gjitha kohërave por edhe do të bëhej pjesë e një grupi special lojtarësh të cilët kanë vendosur duart e tyre mbi çmimet më të rëndësishme që ekzistojnë për një futbollist.

Klubi i tetë yjeve – Vetëm tetë lojtarë në historinë e futbollit kanë mundur më parë që të fitojnë Ligën e Kamopioneve, Kupën e Botës dhe “Topin e Artë”. Më poshtë do të njiheni me klubin special që sot shpreson shumë t’i bashkohet dhe ylli i Argjentinës.

BOBBY CHARLTON

Kupa e Botës 1966 (Angli); Kupa e Kampioneve 1968 (Manchester United); Topi i Artë 1966

FRANZ BECKENBAUER

Kupa e Botës 1974 (Gjermania Perëndimore); Kupa e Kampioneve 1974, 1975, 1976 (Bajern Mynih); Topi i Artë 1972, 1976

GERD MULLER

Kupa e Botës 1974 (Gjermania Perëndimore); Kupa e Kampioneve 1974, 1975, 1976 (Bajern Mynih); Topi i Artë 1970

PAOLO ROSSI

Kupa e Botës 1982 (Itali); Kupa e Kampioneve 1985 (Juventus); Topi i Artë 1982

ZINEDINE ZIDANE

Kupa e Botës 1998 (Francë); Liga e Kampioneve 2002 (Real Madrid); Topi i Artë 1998

RIVALDO

Kupa e Botës 2002 (Brazil); Liga e Kampioneve 2003 (AC Milan); Topi i Artë 1999

RONALDINHO

Kupa e Botës 2002 (Brazil); Liga e Kampioneve 2006 (Barcelona); Topi i Artë 2005

KAKA

Kupa e Botës 2002 (Brazil); Liga e Kampioneve 2007 (AC Milan); Topi i Artë 2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›