Anglia dhe Belgjika, “paqe” në ndeshjen e parë

Anglia e Belgjika nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen e parë të Grupit B në Kampionatin Europian U-17 “Shqipëri 2025”, luajtur në “Arena Egnatia”, që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.
Në pjesën e parë përfaqësuesja angleze arriti të zhbllokojë sfidën në minutën e 12-të me anë të Rodriguez, ndërsa krijoi mundësi për të dyfishuar me Dowman, që nuk arriti të mposhtë portierin e belgëve, Mounganga. Edhe Belgjika nga ana tjetër ishte një kërcënim i vazhdueshëm, duke u afruar me golin me goditjen me kokë të Darcon.
Pjesa e dytë nisi me një gol mjaft të bukur për belgët të shënuar nga Fernandez në minutën e 49-të, që vendosi barazpeshën në “Arena Egnatia”. Në vazhdim rastet nuk munguan për të dyja skuadrat, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, barazim 1-1.