E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anglia e refuzoi Guardiolan

Federata angleze e Futbollit (FA) refuzoi mundësinë e intervistimit të Pep Guardiolës për postin e selektorit të Anglisë vitin e kaluar, duke emëruar Roy Hodgsonin para ish trajnerit të Barcelonës.

Njoftimi erdhi të dielën nga një burim i afërt me FA-në që tha për ‘Daily Mail’ se Guardiola, 42-vjeç – i cili konsiderohet si një prej trajnerëve më të mirë në qarkullim pas suksesit të jashtëzakonshëm me Barcelonën – ishte në gatishmëri për të zëvendësuar Fabio Capellon i cili u tërhoq nga detyra në shkurt të vitit të kaluar.

Mirëpo, drejtuesit e FA e hodhën poshtë mundësinë e intervistimit të strategut katalonas duke preferuar në fund Roy Hodgsonin. 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›