Anglia kerkon parate e grabitura ne Shqiperi
Prokuroria angleze vihet ne kerkim te 30 milione paundve te grabitur ne nje prej kompanive Securitas, te Tonbridge, ne Kent, gjate vitit 2006, ku u moren 53 milione paund. Menjehere pas denimit te pese te akuzuarve, tre nga te cilet shqiptare, autoritetet britanike kane zbarkuar ne disa vende, perfshi edhe Shqiperine, per te zbuluar valuten e kthyer ne asete e pasuri te patundshme. Policia angleze, te ciles i referohet e perditshmja "Guardian", eshte vene ne kerkim edhe te kater personave te tjere, qe dyshohet se jane te implikuar ne krim. Nje grup oficeresh nga Kent po hetojne me eksperte civile per te zbuluar vendet ku jane fshehur 30 milione paundet. Gjithashtu ne cilesine e deshmitarit te penduar te drejtesise eshte marre edhe parukierja qe pergatiti maskat e te denuarve per grabitjen e cilesuar si me e madhja ne histori. Michelle Hogg ka deshmuar ne proces per personat qe porositen masken dhe policia e ka marre ne mbrojtje. Nga hetimi i kryer rezulton se grabitja eshte kryer duke ndjekur historine e librit te Houard Sounes, qe me vone eshte kthyer ne nje film te quajtur "Heist". Gjithashtu, disponohen edhe kaseta filmike te bankes me pamje nga grabitja e bujshme.
Tre shqiptaret e proceduar nga drejtesia angleze dhe te denuar jane Jetmir Bucpapaj, 26 vjec, Emir Hysenaj, 28 vjec dhe Lea Rrusha, 35 vjece. Dy te paret jane denuar me nga 25 vite burg, nderkohe qe procesi hetimor vazhdon edhe per nje pjese tjeter te grupit qe nuk ka kaluar ende ne gjyq. Ne anglezet e denuar jane Stuart Royle, 49 vjec dhe Roger Coutts, 30 vjec. Por policia gjate arrestimit dhe kontrolleve qe kreu vitin e kaluar zbuloi vetem 21 milione paund nga 53 te grabitura. Aktualisht po hetohet ne bankat e Marokut ku besohet se disa milione paund jane pastruar aty, duke blere vila te shtrenjta dhe biznese te tjera. Dy automjete "Mercedes Benz" jane bllokuar nga policia vendore, pasi besohet se jane blere me parate e vjedhura.
Por nje pjese tjeter e parave mendohet se eshte kaluar ne bankat shqiptare, ose jane blere pasuri te patundshme. Gjithashtu, hetuesit angleze dyshojne se autoret e grabitjes kane perdorur edhe Qipron turke per te fshehur valuten. Po per shkak se midis Britanise dhe ketij vendi nuk ekziston nje marreveshje ekstradimi, sepse qeveria britanike nuk njohu qeverine. Madje, edhe per te kerkuarit nga drejtesia eshte e veshtire qe te ekstradohen ne Angli. Grupi i hetuesve beson se shume shpejt do te zbuloje edhe 30 milione paundet e fundit. Prokuroria beson se persona te tjere jane te perfshire ne kete ngjarje te dy viteve me pare. Nigel Pilkington, i Sherbimit te Prokurorise, tha se "ky nuk eshte fundi i hetimeve e ceshtjes, do t'i gjejme e t'i kapim kudo qe te jene". Grabitja u bazua sipas skenave te nje filmi te prodhuar ne vitin 1995 nga "Oxford Films", marre nga nje liber i Sounes dhe qe konkurroi per cmimin Oskar, me nje kohezgjatje prej 90 minutash.
Grabitja e bujshme dhe denimi i grupit
Pese persona u gjeten fajtore per rrembim, grabitje dhe mbajtje armesh zjarri pa leje, pas arrestimit te tyre per bastisje te nje depoje te kompanise Securitas, nga e cila moren 53 milione sterlina. Ngjarja ndodhi ne vitin 2006, ne Tonbridge, Kent. Te peste, te gjetur fajtore, moren denimin dy dite me pare nga drejtesia angleze, ku dy shqiptare u denuan me 25 vite burg. Gjate grabitjes, menaxheri i depos, Colin Dixon, e shoqja dhe femija e tij, u rrembyen te kercenuar me arme nga persona te veshur si oficere te policise. Ata qe jane gjjtur fajtore jane Stuart Royle, 49 vjec, nga Maidstone, Jetmir Bucpapa, nga Tonbridge, Roger Coutts, 30 vjec, nga Uelling, Lea Rrusha, nga Southborough dhe Emir Hysenaj, nga East Sussex. Qe nga grabitja ne shkurt 2006, policia ka mundur te gjeje 21 milione sterlina te vjedhura. Rrusha, Coutts dhe Bucpapa ishin ne mes grabitesve qe hyne ne zyrat e Securitas ne oret e para te 22 shkurtit 2006. Rrusha ishte nje nga dy personat e veshur si oficere policie. Hysenaj ishte nje punonjes i Securitas qe filmoi depon brenda duke perdorur nje kamera te teknologjise se larte ne madhesine e nje monedhe, 50 cent. Kamera ishte vendosur ne rripin e pantallonave.