E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emertimet e rrugeve, aty ku heronjte behen qesharake

Nese nuk do te ishte shoqeruar me mbiemrin e famshem "D'Ark", veshtire te besosh se me emrin "Zhane", autoret e sinjalistikes rrugore e kishin fjalen per heroinen franceze, e djegur ne turren e druve ne vitin 1430. Jeten e mbylli duke thirrur ne kupe te qiellit emrin e Jezusit, ndersa po te ishte gjalle, ajo me siguri do te bertiste per pak me shume respekt ndaj emrit te saj. Megjithate, nese do te kishte mundesi te shetiste pak me shume kryeqytetin, te ndjeren do ta ngushellonte fakti se emri i saj nuk eshte i vetmi qe ka gabime drejtshkrimore...
Tabelat e vendosura se fundmi nga Policia e Qarkullimit rrugor ne bashkepunim me njesite bashkiake, lene shume per te deshiruar. C-se se fjales "Korce" i mungon bishti, disa rruge fillojne me germe te vogel, ndersa emertimit te Bulevardit "Zogu i Pare" i mungon nje "u" dhe disa shenja pikesimi. Asnje prej heronjve qe u perkujtohet emri nuk do te ishte krenar per keto gabime, te cilat disa dekada me pare, apo shekuj, ato do te ishin te falshme. E, ato nuk jane aspak te tilla, sot ne vitin 2008, kur gjuha shqipe eshte e standardizuar dhe ka evoluuar fale punes se gjuhetareve. E, ndersa veren gabimet e njepasnjeshme, menjehere te lind pyetja: "Nese vete autoret e ketyre mbishkrimeve nuk ditkan shqip, kaq te veshtire e kane te pyesin dike me te ditur se ata"? "Nuk eshte turp te mos dish, turp eshte te mos pyesesh", u theksojne mesuesit nxenesve gjate procesit te te nxenit, e, me sa duket, nuk eshte aspak ceshtje turpi, por neglizhence. Moszbatimi i rregullave te drejtshkrimit ne emertimet e rrugeve, institucioneve zyrtare e jozyrtare, eshte nje turp per menyren se si ata perfaqesohen te popullata. Per me teper, nje gje e tille tregon mungese respekti ndaj atyre njerezve qe ne kohen e tyre kane dhene kontribut, duke flijuar edhe jeten e tyre per hir te pasardhesve. Pikerisht per hir te atyre qe sot nuk denjojne as t'ua shkruajne emrin sic duhet.
Precedenti
Edhe institucionet gabuan ne emertime
Ne Rrugen e Durresit, ne hyrje te nje godine mjaft te bukur e me nje arkitekture per t'u pasur zili, ndodhet nje emertim institucioni me gabime. Behet fjale per "Ministrine e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave". Nese do te ishte shkruar keshtu, nuk do te perbente asnje problem, por ne fakt, fjala "Ujerave" eshte zevendesuar me "Ujrave", ne kundershtim kjo me gjuhen shqipe. Ndersa te godina e Ndermarrjes se Trajtimit te Studenteve", prane Inxhinierise se Ndertimit, ne nje fjale mungojne plot dy germa, duke e bere ate qesharake. "Ministria e Ekomise, tregtise dhe Energjitikes", me siguri nenkupton "Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes".
1 - Si duhet shkruar Bulevardi "Zhan D'Ark", ose Blv. "Zhan D'Ark"
2- Rruga e Durresit
3- Bulevardi "Bajram Curri" ose Blv. "Bajram Curri"
4- Bulevardi "Zogu i Pare" ose Bulevardi "Zogu I"
5 - Rruga "Kont Urani"
6- Rruga "Mihal Duri"

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›