Anglishtja, kete vit lende e detyrueshme per maserat Sonila Isaku
Anglishtja do te jete nje nga provimet kryesore ne perfundim te masterave si dhe do te ngelet kushti kryesor per te marre diplomen e studimeve te avancuara. Ne kete provim do te perfshihen te gjithe studentet e programeve te ciklit te dyte dhe te trete master te cilet do te nisin studimet kete vit akademik dhe ne fund te studimeve do te japin provimin e gjuhes angleze.
Anglishtja
Studentet e ketyre programeve do te duhet te pervetesojne gjuhen angleze si nje nga lendet baze te kurrikulave studimore. Bardhyl Musai, Keshilltar i Kryeministrit ka deklaruar se duku filluar qe nga ky vit akademik anglishtja do te jete nje lende baze e kurrikules qe ata do te bejne ne ciklet e avancuara te studimeve te larta, dhe per te marre diplomen duhet qe ta kesh te mbrotur ate. "Provimi i anglishtes do te jepet, por kjo nuk do te thote se do te perjashtohen gjuhet e tjera. Procedura eshte e thjeshte, pasi te gjithe qe mbarojne studimet master profesional, master shkencash dhe master te arteve te bukura, ne perfundim te studimeve eshte e nevojshme qe te marrin dhe gjuhen angleze" ka pohuar, Musai. E thene me qarte, mund te mos e kesh mbrojtur anglishten gjate kohes qe nis nje nga keto cikle studimesh, por per te marre diplomen e perfundimit te tyre, duhet me pare te paraqesesh certifikaten e mbrojtjes se kesaj gjuhe, nga nje institut nderkombetar, eshte vendosur te jete TOEFL-i. Aktualisht eshte percaktuar se provimi i gjuhes angleze do te perfshije te gjitha programet e ciklit te dyte ku hyjne masterat profesionale, shkencore te arteve te bukura, por edhe ato te ciklit te trete si Doktoratura.
Matura
Por nuk do te jene vetem universitet dhe ciklet e dyta dhe te treta te studimit te cilat do te kene anglishten si nje lende per provim. Kete vit, pritet qe edhe maturantet e shkollave te mesme te testohen me nje provim te detyrueshem per lenden e anglishtes. Maturantet pervec matematikes dhe letersise do u duhet te japin si provim te detyruar edhe anglishten. Ky fakt eshte pohuar nga Ministri i Arsimit, pak muaj me pare i cili ka bere publike nje pjese te reformave qe do te ndiqen gjate ketij mandati 4 vjecar. "Duke i qendruar parimit te gradualitetit, ne do te punojme ne kete mandat per te siguruar te gjitha kushtet qe te sigurojme mesues per gjuhen angleze te mjaftueshem per cdo shkolle. Dhe ne rast se do ta arrijme te kemi ne te gjitha shkollat mesues me kualifikimin perkates per te bere mesim ne gjuhen anglisht, une nuk e perjashtoj mundesine qe matura shteterore te kete provimin e anglishtes te detyruar ne mature" ka pohuar Tafaj. Sipas ketij vendimi ne Maturen Shteterore do te jene te detyrueshme pese provime. Provimi i peste do te jete provimi i detyruar i gjuhes angleze.
Berisha kerkoi anglishten ne universitete
Pak muaj me pare kryeministri i vendit propozoi se te gjithe studentet per te vijuar masterin duhet te mbrojne gjuhen angleze, permes TOEFL-it. "Ne kuader te thellimit te reformes per arsimin e larte, ka percaktuar TOEFL-in si kusht per te vazhduar studimet per master", u shpreh Berisha, duke theksuar se ky ka qene nje hap i domosdoshem. Nderkohe qe nje pjese e pedagogeve dhe akademikeve ishin kunder ketij vendimi, pasi humbasin vlerat e gjuhes shqipe. Por tashme, vendimi eshte qe ne fund te cdo studimi te nivelit te pare apo te dyte si dhe doktorature te kete nje provim per gjuhen e huaj.