E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anija Endavour niset në fluturimin e saj të fundit

Fluturimi i parafundit i një prej anijeve kozmike të NASA-s dhe i fundit për Endeavour ka nisur sot nga Qendra Hapësinore Kenedi, në Florida.

Endeavour po fluturon drejt Hapësirës Ajrore Ndërkombëtare nën komandën e Mark Kellit.

Fluturimi është planifikuar që të zgjasë 16 ditë. Muajin e kaluar, një problem elektrik në motorin e “Endeavour”, e ndaloi fluturimin dhe bëri që të shtyhet lançimi i anijes kozmike për tre javë.

NASA-s i ka mbetur vetëm edhe një fluturim në kuadër të programit të saj të anijeve kozmike, prej tre dekadash. Fluturimi i Atlantis është fluturimi i fundit i paraparë të niset në muajin korrik.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›