Emëron filmin
Nga Express më 16 maj 2011 në ora 16:24
Me në fund Angelina Jolie ka bërë emërimin e filmit të saj, në të cilin debuton si regjisore.
Ai quhet “The Land Of Blood And Honey” dhe është i zhanrit dramë, ndërsa për temë ka luftën në Bosnje.
Jolie e ka shkruar edhe skenarin. Sipas “Deadline”, premiera e këtij filmit do të jepet më 23 dhjetor në të gjitha kinematë amerikane.