E dashura e re e Kany West, modelja Angela Martini
Reperi Kany West ka gjetur një partnere të re, dhe kjo është Miss Universe Albania, Angela Martini. Burime të afërta me zeshkanen shqiptare nën menaxhimin e NEXT MODEL, kanë thënë për tabloidit New York Daily News se West dhe Martini janë takuar me njëri- tjetrin disa muaj më parë, ndërsa ende nuk dihet se sa serioze eshte lidhja e tyre.
Ata po dalin bashkë- i ka thënë burimi Daily News. Unë nuk e di nëse kjo është ekskluzive, tha një burim tjetër, duke shtuar se modelja shqiptare e pëlqen vërtet shumë West, dhe se ajo po shpreson që sa më shpejt ai të bëjë publike lidhjen e tyre.

Nga shkrimi i New York Daily News/Gossip