Anija Kateri i Radës, përurohet monumenti i kulturës
Anija shqiptare Kateri i Radës, ku nga mbytja e saj humbën jetën 81 shqiptarë më 28 mars të vitit 1997 në kanalin e Otrantos, i kthyer në një monument kulture, është përuruar ditën e sotme. Ky projekt, i cili ka marrë jetë nga disa artistë, ka qënë nën koordinimin e skulptorit Costas Varotsos.
Monumenti Mbërritja. Vepra për Humanitetin migrues është prezantuar sot nga Komuna e Otrantos dhe Instituti i Kulturave Mesdhetare të Provincës së Lecces, sikundër jo pa një motiv të vetëm.
Ky momument përmban një vlerë të rrallë dhe qëllimi i kësaj iniciative është kthimi i reliktit të Katër i Radës në një monument kushtuar atyre që lanë jetën në det, në kërkim të tokës së premtuar.
Gjatë këtij pururimi kanë mbajtur fjalën e tyre një sërë personalistetesh, ndër të cilët ishin Luciano Cariddi, kryetar i Komunës së Otrantos, Nicola Fratoianni, këshilltari për politikat e Rinnisë së Provincës së Lecces, Luigi De Luca, president i Institutit të Kulturave Mesdhetare të Provincës së Lecces, Luigi Ratclif, President i Biennale-s së Artistëve të Rinj të Europës dhe Mesdheut dhe Alessandra Paradisi, sekretare e përgjithshme COPEAM.
Falë ndërhyrjes së shoqatës Integra Onlus dhe mbështetjes së Komunës së Otrantos, të provincës së Lecces dhe enteve të tjera vendore, relikti i Katër i Radës nuk përfundoi në harresë.
Në tragjedinë e 28 marsit të vitit 1997, gjatë udhëtimit për në Itali me anijen Kateri i Radës me 115 persona në bord, si pasojë e përplasjes me anijen ushtarake italiane Sibila, u mbytën 81 persona, mes të cilëve 46 gra dhe fëmijë.