Tragjedia në Itali, në dritë del lista me 17 viktimat
Bëhet tashmë publike lista me numrin e plotë të viktimave të cilët humbën jetën në tragjedinë e Italisë. Ditën e sotme kanë qënë autoritetet italiane, të cilët kanë publikuar listën e 17 personave, për të cilët është konfirmuar zyrtarisht se kanë humbur jetën në incidentin e anijes Costa Concordia.
Bëhet fjalë për 16 viktima të identifikuar, ku bëjnë pjesë pesë gjermanë, katër francezë, tre italianë, dy peruanë, një hungarez dhe një spanjoll.
Ditë më parë, anija Costa Concordia, me rreth 4,200 pasagjerë dhe anëtarë ekuipazhi në bord, ka goditur shkëmbin afër Ishullit Giglio, në brigjet perëndimore të Italisë.
Kapiteni i anijes, Françesko Shetino, përballet me akuzat për vrasje dhe braktisje të anijes së tij.