E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, plagos kushuririn, bie në pranga

Një person ka mbetur i plagosur pasditen e së dielës në qytetin bregdetar të Durrësit, ndërsa në pranga shumë shpejt ka rënë dhe autori i krimit.

Sipas policisë, shtetasi Eduard Furriku është qëlluar me armë zjarri nga kushuriri Blerim Furriku.  Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen 17 të qytetit të Durrësit, ku 18-vjeçari Blerim Furriku ka plagosur me armë kushëririn e tij, 17-vjeç.

17-vjeçari është transportuar menjëherë për në spitalin rajonal në Durrës, ndërsa duke iu referuar bluzave të bardha,  i riu ka marrë një plumb në kokë dhe gjëndja e tij shëndetësore mbetet e rëndë.

Policia e cila sapo është sinjalizuar për këtë akt, menjëherë ka nisur nga hetimet paraprake, ndërsa dyshohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›