E Diel, 1 Nëntor 2026

“Anija e Odisesë” gjendet në Detin e Zi

Një anije 2400-vjeçare e paprekur është gjetur në Detin e Zi, duke mahnitur zbuluesit pasi ishte thuajse tërësisht e paprekur, duke e bërë mjetin lundrues më të vjetër të paprekur të zbuluar ndonjëherë.

Anija 23 metra e gjatë u gjet në një zonë të njohur si “varrezë anijesh” ku deri tani janë gjetur edhe 60 të tjera. Por zbulimi mund të hedhë gjithashtu dritë mbi “Odisenë” e Homerit dhe lidhjen e tij pas direkut për të shmangur tundimin nga Sirenat.

Anija u zbulua përmes një nëndetëse të pilotuar nga shkencëtarë britanikë të cilët e lokalizuan anijen greke rreth 50 milje detare nga bregu bullgar. Anija ndodhet në një thellësi mbi 1,5 kilometra në Detin e Zi, ku uji ka mungesë oksigjeni dhe materialet organike mund të ruhen të paprekur për mijëra vjet.

Një pjesë e vogël e saj i është nënshtruar testeve të cilat kanë konfirmuar se ajo është e periudhës së viteve 400 p.e.s.. Drejtuesi shkencor i projektit, Jon Adams, tha se anija ishte ruajtur në gjendje shumë të mirë. Ky fakt ka lejuar zbuluesit që të dallojnë se anija e gjetur është tepër e ngjashme me atë të pikturuar në Vazon e Sirenës, një punim i lashtë që tregon pikërisht Odisenë që përpiqet të shmangë tundimin ndaj sirenave.

Para këtij zbulimi, ishin gjetur vetëm pjesë nga anija kaq të vjetra, deri në 300-vjeçare. Zbuluesit gjithashtu thanë se kjo gjetje hedh dritë edhe mbi distancat e largëta të cilat përshkonin tregtarët e Greqisë së Lashtë.

Në zonë janë gjetur edhe pjesë nga anije të tjera të vjetra deri 2500-vjeçare, të cilat janë të periudhave të perandorive të ndryshme, si romake, bizantine dhe osmane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

MUND TE LEXONI GJITHASHTU

Realizojnë ëndrrën me 20 mijë paund, udhëtojnë botën

El Chapo pret dënimin në New York, bashkëshortja 30 vjet më e re ekspozon luksin

Në këtë hotel luksoz lundrues mund të qëndrojnë vetëm 38 fatlumë

Kina teston avionin më të madh amfib në botë

Grabitës të maskuar shkaktojnë panik në shtëpinë Beckham

Klubi i makinave të shpejta vetëm për femra

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›