"Anija" e Roland Sejkos fiton çmimin "David di Donatello"
TIRANE - Dokumentari "Anija", i regjisorit Roland Sejko është fituesi i çmimit "David di Donatello", ekuivalenti italian i “Oscar”.
Çmimi "Donatello" jepet nga Akademia Italiane e Kinematografisë dhe është vlerësimi më i lartë për një vepër të tillë, e cila përpara pak ditësh ishte një prej pesë kandidatëve për "Nastro d’Argento", çmimi i dhënë nga gazetarët kinematografikë.
Filmi është rrëfimi i një udhëtimi drejt Italisë, kur në vitin 1991 një anije me një ngarkesë të pazakontë, iu drejtua brigjeve italiane. Dokumentari dëshmon se cilat kanë qenë përpjekjet e njerëzve për t'u ngjitur në ato anije momentin e largimit, por dhe "mikpritjen" e vendit fqinj, Italisë.
Dhjetë personazhe, të cilët kanë qenë pjesë e eksodeve, rrëfejnë udhëtimin me anije pas 20 vitesh. Në këtë film, Sejko nuk mjaftohet të tregojë vetëm historinë e tri zbarkimeve të mëdha, në mars, gusht 1991 dhe në vitin 1997, ai kërkon të hyjë mes asaj turme për të kuptuar se cilët ishin këta njerëz, nga vinin, ku shkonin dhe mbi të gjitha ku janë ata sot.
Filmi është një ndërthurje harmonike mes pamjeve arkivore të gjetura në Arkivin e Filmit, por edhe në kronikat e televizioneve italiane, duke përballur propagandën e partisë me dyndjet e njerëzve drejt bregut. Personazhet përmes historive personale, asaj që ishin dhe asaj që janë, ndërtojnë rrëfimin.
Dokumentari i regjisorit Roland Sejko u shfaq për herë të parë për publikun e Tiranës, mbrëmjen e parë të Festivalit të Filmit Shqiptar. Ceremonia e dorëzimit të çmimeve “David di Donatello” mbahet më 14 qershor dhe transmetohet drejtpërdrejt nga Rai.
(er.nu/ata/BalkanWeb)