Rama: Qeveria izoloi Vlorën, fund abuzimeve me pronën pas zgjedhjeve
Vlorë- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka akzuar qeverinë se ka lanë pas dore qytetin e Vlorës, ndërsa ka premtuar ndryshim pas 23 qershorit.
Kryesocilisti ishte i pranishëm sot në qytetin bregdetar me rastin e çeljes së sezonit turistik, ndërsa u shpreh se kryeministri Berisha është kthyer në një pengesë për zhvillimin e Vlorës.
Sot eshtë dita për fushatën e bashkisë së Vlorës për sezonin turistik. Vlora në këto vite ka ndryshuar shumë, por të gjithë e dinë se do kishte ndryshuar shumë më tepër nëse në Tiranë do kishte nje qeveri që ta shihte me sytë e zemrës, të kishte sy për të parë qoftë historinë e lavdishme. Qoftë të ardhmen e vendit tonë që nuk mund të kuptohet pa zhvillimin e Vlorës. Ka pasur një qeveri për që vite me radhë e ka lënë të izoluar, pa një rrugë që ta lidhë me Tiranën dhe pjesën tjetër të vendit dhe Kosovën, se edhe Kosova e sheh Vlorën si gjithë Shqipëria, si kryeqytetin e shtetit shqiptar, të pavarësisë, të historisë,- tha Rama.
Ai ka shfrytëzuar këtë moment edhe për tu prezantuar si i pari në listën e kandidatëve të PS-së në Vlorë, duke thënë se kur opozita të fitojë zgjedhjet do të ndalojë të gjitha abuzimet në këtë zonë.
“Ne do t’i japim fund ndërtimeve pa leje në Vlorë dhe në të gjithë bregdetin. Do t’i japim fund abuzimeve skandaloze me pronën publike dhe në pronën private në të gjithë vijën bregdetare për të mos lejuar shkatërrimin nga dora e njeriut të këtyre dhuratave që na ka bërë Zoti dhe natyra”,- tha Rama.
Pas 23 qershorit, Vlora do të ketë në Tiranë qeverinë që i duhet për të qenë në lartësinë e gjithë shqiptarëve kudo ku jetojnë, për Vlorën e Qemalit, të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, të qytetarëve evropianë. E hapim në këtë pedonale, ndërtimi i së cilës ka qenë një betejë me verbrin ë regjimit të Tiranës, që është shumë pak për Vlorën, që është shumë për të kuptuar se çfarë transformimesh do i bëjmë Vlorës, nga kjo do shtrijmë rrugën e një kantieri ndërtimesh që i pret prej 20 vjetësh,- vijoi ai.
I pranishëm ishte edhe ambasadori i OSBE-së, Eugen Ëolfarth, i cili ka thënë se është një mrekulli të jetosh në Vlorë, ndërsa ka kujtuar ceremoninë e 100-vjetorit të pavarësisë.