E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkrumbohet nga flakët shtëpia në Tiranë, zjarrfikësit shpëtojnë fëmijën

ZjarrfikesTiranë- Një shtëpi u shkrumbua nga flakët mëngjesin e sotëm, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Ngjarja ndodhi në rrugën Todi Shkurti, ku si pasojë e një shkëndije elektrike mori zjarr e gjithë banesa.

Flakët u arritën të shuheshin nga forcat zjarrfikëse, të cilët arritën të shpëtonin edhe një fëmiëjë, që ishte bllokuar nga zjjarri.

U desh rreth gjysmë ore për të shuar flakët, ndërsa ka pasur dëme të shumta materiale.

Aktualisht janë duke vijuar hetimet për të zbuluar më tepër detaje rreth shkakut të zjarrit, ndërsa po verifikohet vlera e dëmit të shkaktuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›