Anija e dytë amerikane me ndihma mbërrin në portin gjeorgjian
Një anije e dytë ushtarake amerikane me ndihma humanitare mbërriti në portin gjeorgjian të Batumit.
Anija u ankorua sot pasi zyrtarët amerikanë thanë se anijet luftarake me ndihma nuk do të ndalonte në Poti ku janë dislokuar forcat ruse.
Anija e parë amerikane me ndihma tërhoqi kritika të zyrtarëve rusë, që thanë se anije të tilla nuk shpërndajnë normalisht ndihma.
Një zyrtar ushtarak rus tha sot se Rusia po monitoron grumbullimin e forcave të marinës së Natos në Detin e Zi.
Dje, presidenti rus Dmitri Medvedev urdhëroi ministrinë e jashtme të vendoste lidhje diplomatike me rajonet separatiste të Osetisë së Jugut dhe Abkazisë duke i njohur ato zyrtarisht si shtete të pavarura.
Ky veprim
shkaktoi kritika nga Gjeorgjia, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe
vende të tjera. //rd//