Anija e flotës amerikane shkel ligjet ndërkombëtare
Pekin - Një anije e flotës detare amerikane, e përfshirë në një konfrontim me flotën kineze pranë ishullit jugor Hainan, ka shkelur ligjet ndërkombëtare. Përmes një deklarate për shtyp, Ministria e Jashtme e Kinës dënoi ashpër këtë incident duke theksuar se "Pretendimet e SHBA-së janë tërësisht në kundërshtim me faktet dhe deklaratat amerikane janë tërësisht të papranueshme për Kinën".
Më parë, Uashingtoni i kishte kërkuar Pekinit të respektonte rregullat e lundrimit në ujërat ndërkombëtare, pasi Pentagoni deklaroi se pesë anije kineze, përfshi edhe një anije të flotës ushtarake, ishin përfshirë në një incident me një anije amerikane në ujërat ndërkombëtare dy ditë më parë.