Athina e pakënaqur nga vizita e Obamës në Ankara
Athinë - Qeveria greke ka ndjekur e shqetësuar deklaratat e Sekretares Amerikane të Shtetit, Hillari Klinton gjatë vizitës së saj në Ankara lidhur me atë që presidenti amerikan Barak Obama së shpejti do të vizitojë Turqinë. Sipas Klinton, Obama do të mbërrijë në Ankara menjëherë pas mini-samitit SHBA-BE në Pragë, në fillim të prillit të 2009. Kjo vizitë e presidentit amerikan në Turqi ka bërë që Athina të mos fshehë sado pak pakënaqësinë e saj, duke thënë një vizitë e tillë nuk do të ishte e nevojshme që të zhvillohej edhe në kryqytetin grek.
Burimet bëjnë të ditur se reduktimi i vizitës së tij në Athinë, mund të bëjë të mundur që kryeministri grek Karamanlis të takohet me presidentin Obama në një takim privat në samitin e BE-së. Gjithashtu nga qeveria helene po bëhen përpjekje për të patur edhe një takim te shkurtër në Uashington me rastin e 25 Marsit me presidentin Obama.
Analistët grekë mendojnë se koha në këto momente po punon pozitivisht për Turqinë. Protestat e mëparshme të popullit grek kundra vizitës të ish presidentit Klinton në Athinë janë një shqetësim i qeverisë së sotm.
Nga ana tjetër vizita e presidentit Barak Obama në Turqi ka si qëllim mbylljen e hendekut midis Ankarasë dhe Uashingtonit, në ngritjen e rolit në Lindjen e Mesme, si në vendet Irak, Avganistan etj. Për këtë, nuk munguan edhe kritikat në drejtim te qeverisë së Karamanlis nga partia opzitare e Pasok –ut, për shprehjen haptazi të pakënaqësisë.
Për Start nga Athina, Shpëtim Zinxhirija