FMN: Ekonomia botërore do të bie nën zero
Dares Salem - Viti 2009 do të jetë akoma më i vështirë për mbarë tregjet botërore. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), gjatë këtij viti ekonomia botërore do të tkurret më tej duke shkuar drejt shifrave "nën zero". Kreu i FMN-së Dominique Strauss-Kahn deklaroi se "Dobësimi në vazhdimësi i institucioneve financiare ndërkombëtare, i kombinuar me rënien e besimit të konsumatorëve dhe biznesit, po ndikon në uljen e kërkesës së brendshme në të gjithë globin". Deklaratat e tij erdhën gjatë një takimi me liderët afrikanë në kryeqytetin e Tanzanisë.