E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Anija e grabitur "Arctic Sea" po transportonte armë në Iran

Një anije kargo që u zh-duk disa javë më parë në mënyrë misterioze dhe më pas u gjet, thuhet se mbante në bordin e saj armë që po shko-nin në drejtim të Iranit. Ky in-formacion është bërë i ditur nga burimet e shërbimeve sekrete hebreje dhe atyre ruse. "Arctic Sea" zyrtarisht ngarkonte dyllë me një vlerë prej 1.3 milionë dol-larësh, por humbi nga radarët ndërsa po kryente udhëtimin e saj nga Finlanda në Algjeri më 24 korrik. Më pas ajo u gjet më 17 gusht në perëndim të Afrikës. Pas kësaj u vunë në pranga edhe 8 të akuzuarit për grabitje të anijes. Kremilini, ndërkohë, ka mohuar në mënyrë të vazhdueshme se në anije ndodhej një ngarkesë sekrete. Ai pretendon se anija u grabit nga kriminelë që kërkuan në shkëmbim të saj 1 miliard dol-larë. Versioni zyrtar u sfi dua nga burimet e Tel Avivit dhe Moskës sipas të cilave në anije ndodhej një ngarkesë me raketa S-300, që janë edhe armët më të avancuara ruse. Mossad, shërbimi i fshehtë hebre, që monitoron nga afër trafi kun e armëve në drejtim të Iranit tha se ngarkesa me raketa ishte e vërtetë dhe se ajo ishte pronë e disa ish-ofi cerëve të ush-trisë. Kremlini më pas urdhëroi një mision ushtarak shpëtimi në të cilin u përfshinë edhe destro-jerë dhe nëndetëse. Çdo provë që do të vërtetonte se Kremlini kishte lënë armë të tilla në duart e krim-inelëve do të kishte qenë shumë e rëndë. Personat e akuzuar për grabitje janë katër estonezë, 2 rusë dhe 2 letonezë që do t‘i nënshtrohen një gjyqi në Moskë. Sipas asaj që rrëfen Kremlini ata hipën në bordin e anijes pasi kishin kërkuar ndihmë për ani-jen e tyre që po mbytej. Burimet ruse bëjnë të ditur gjithashtu se Mossadi mund të ketë luajtur një rol në këtë mesele me aktivizimin e një grupi kriminal që nuk kishte dijeni për ngarkesën e kargos. Sapo lajmi për grabitjen e anijes u bë publik në të gjithë botën, Rusia duhet të vepronte. Sipas burimeve izraelite, Izraeli kishte marrë infor-macion që armët që ndodheshin në bordin e anijes ishin drejtuar për në Iran dhe në rast të një sulmi iranian ndaj Izraelit ato lloj armësh do të kishin shtuar mundësinë e shtimit të viktimave izraelite me 50%. Që kur anija u zbulua dhe u mor Rusia ka vendosur një regjim të rreptë sigurie. Ndërkaq, një ish-komandant i ushtrisë estoneze bëri të ditur se e vetmja arsye e heshtjes së Moskës është që në bordin e anijes ka pasur armë. Këto ngjarje kanë ndodhur para takimit të Presidentit hebre me atë rus dhe mendohet se të dy liderët kanë folur ehe për trafi kun e armëve në rajon dhe dëmin e tij për sigurinë e vendeve përkatëse.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›