Tërmeti 7-ballësh tronditDibrën. Panik në Shqipëri
Banorët e Bulqizës kanë përjetuar në të gdhirë të së hënës tmerrin e 42 viteve më parë. Një tërmet, që sipas sizmologëve kishte një magnitudë prej 5,4 ballësh të shkallës Rihter dhe intensitet prej 7 ballësh ka tronditur fort fshatrat e komunave Gjoricë, Shupenzë, Ostren, Zerqan, Fushë-Bulqizë dhe Bashkisë Bulqizë. Lëkundjet janë ndier të forta edhe në Peshkopi, Burrel, Tiranë, Durrës e Kavajë dhe më të lehta në zona të tjera të vendit.
Dridhja e fortë e tokës është konstatuar në orën 23:49 të së hënës, 11 minuta para mesnate. Më pas, deri pasditen e ditës së djeshme, lëkundje më të lehta kanë mbajtur në ankth banorët e zonës së prekur nga tërmeti.
Sipas sizmologëve, epiqendra e tërmetit ka qenë pikërisht fshati Gjoricë, qendër e komunës me të njëjtin emër në rrethin e Bulqizës. Në këtë komunë, sipas kryetarit Xhelal Mera janë dëmtuar rëndë 64 shtëpi, prej të cilave 35 janë krejtësisht të pabanueshme.
Dëmet llogariten të mëdha edhe në Komunën Shupenzë, rreth 2 km larg epiqendrës së tërmetit. Në fshatrat e kësaj komune numëroheshin dje rreth 80 shtëpi të dëmtuara, sipas kryetarit të komunës, Mois Llani.
Në Ostren, numri i shtëpive të dëmtuara rëndë ka qenë më i vogël, sikundër edhe në Fushë-Bulqizë e Zerqan, por paniku ndër banorë ka qenë i njëjtë kudo.
Menjëherë pas lëkundjeve të forta, që zgjatën për rreth 15 sekonda, çdo shtëpi e rrethit të Bulqizës është braktisur. Mijëra njerëz janë derdhur rrugëve të qytetit të Bulqizës, ndërsa fshatrave, banorët kanë nxjerrë jashtë banesave çfarë kanë mundur dhe janë sistemuar në oborre e sheshe për të kaluar natën.
Mesnata i ka gjetur të gjitha shtëpitë të boshatisura, ndërsa pushteti vendor ka filluar të organizohet për të verifikuar situatën.
Pas marrjes së konfirmimit se epiqendra e tërmetit ishte në rrethin e Bulqizës, krerët e bashkive dhe komunave kanë angazhuar kryepleqtë për të inspektuar situatën në terren, ndërsa në pak orë është organizuar shtabi i emergjencave civile, që përbëhet nga prefekti, krerët e njësive të pushtetit vendor dhe krerët e institucioneve kryesore vendore.
Është dashur kohë për të grumbulluar informacione të sakta, pasi në një pjesë të madhe, edhe vetë kryepleqtë e fshatrave janë prekur nga dëmtimet e tërmetit.
Gjithsesi, shumë shpejt u mësua se nga lëkundjet e forta të tokës kishte pasur vetëm dëme materiale dhe asnjë viktimë njerëzore, përveç disa të plagosurve pa rrezik për jetën.
Rasti më i rëndë është shënuar në fshatin Boçef të Komunës Shupenzë, ku u plagos rëndë Flora Kaci, 48 vjeçe. Gruaja u dëmtua rëndë në shtyllën kurrizore, kur tërmeti rrëzoi pjesë të mureve të shtëpisë së saj. Familja Kaci rezulton ndër më të dëmtuarat në Komunën e Shupenzës, me tri shtëpi të shembura thuajse krejtësisht.
Në mëngjes është raportuar edhe për një fëmijë të dëmtuar që ka marrë mjekimin në spitalin e Peshkopisë, ndërkohë që të dëmtuarit lehtë kanë qenë me dhjetëra në fshatra dhe në qytetin e Bulqizës. "Fatmirësisht nuk kemi dëme në njerëz. Sigurisht, ka pasur të lënduar lehtë, por këta në shumicën e rasteve janë dëmtuar duke tentuar të dalin nga shtëpitë", tha kryetari i Komunës Gjoricë, Xhelal Mera.
Menjëherë pas lëkundjeve të tokës, në të gjithë zonën është ndërprerë furnizimi me energji elektrike. Krerët e komunave të prekura thanë se kjo masë ishte marrë për të evituar zjarret apo incidente të tjera që mund të shkaktoheshin nga energjia elektrike. Por, edhe në mbrëmjen e ditës së djeshme, një pjesë e fshatrave kanë qëndruar në errësirë.
Ky është tërmeti më i fortë që prek Qarkun e Dibrës që nga viti 1967, kur një tërmet me magnitudë 6,8 ballë të shkallës Rihter rrafshoi qindra shtëpi dhe shkaktoi shumë të vdekur e të plagosur.