Afganistan, Karzai kryeson votën presidenciale
Presidenti aktual i Afganistanit, Ha-mid Karzai, ka mbërritur fare pranë pragut të 50% të votave që i duhen për të shmangur një raund të dytë të zgjedhjeve presidenciale. Të paktën këto janë rezultatet e fundit të publikuara dje.Zgjedhjet e 20 gushtit janë pasuar me akuza e kundërakuza nga palët në konkurrim për manipulim të votës. Kreu i Komisionit të Pavarur Zgjedhor ka bërë të ditur se ende nuk është e qartë se deri në ç‘shkallë mund të quhen zgjedhjet të manipuluara dhe votat e vjedhura. Ndërkohë, të dielën ka dalë rezultati i 74% të kutive të voti-mit në të gjithë vendin dhe sipas këtij rezultati Karzai kryeson me 48.6% të votave. Sfidanti i tij kryesor është ish-ministri i jashtëm i vendit, Abdullah Abdullah, i cili ka mbledhur, gjithmonë sipas shifrave të fundit zyrtare, vetëm 30.1%. Komisioni Zgjedhor në vend ka publikuar vetëm rezultatin e pjesshëm të votimeve, por ndërkohë, ka bërë të ditur se brenda kësaj jave do të japë re-zultatet për të gjitha qendrat e votimit në vend. Këto rezultate nuk do të mar-rin formë zyrtare deri në fund të muajit. Kjo, sepse një komision i posaçëm do të hetojë në lidhje me të gjitha ankesat e bëra nga palët në lidhje me manipu-limin e votës. Kryesisht bëhet fjalë për akuza të kandidatit kundërshtar të Karzait, Abdullah, i cili ka paraqitur qindra prova që vërtetojnë shkelje të rënda gjatë procesit të votimit. Komisioni që po shqyrton këto prova ka fuqinë e zhvlerësimit të rezultateve në krahina të ndryshme dhe madje të bëjë thirrje edhe për zgjedhje të reja, nëse do të gjente shkelje të rënda e në shkallë të gjerë. Ish-ministri i Jashtëm dhe kandidati më i fortë kundër Karzait për postin e Presidentit të Afganistanit ka bërë të ditur se rezultatet paraprake nuk duhet të publikohen, sepse ka pasur shumë parregullsi. Për Abdul-lahin, këto votime janë tërësisht të manipuluara dhe zgjedhjet duhet të rimbahen sërish në Afganistan. Kritikë ndaj votës kanë qenë edhe vëzhguesit ndërkombëtarë dhe ata afganë, të cilët kanë vënë re shkelje dhe manipulime. Megjithatë, ata i kanë mbajtur të pap-ublikuara rezultatet e tyre në pritje të publikimit të rezultateve përfundim-tare të zgjedhjeve nga ana e komisionit zgjedhor vendas. Sipas Abdullah, është e pamundur që rezultatet nga qendra të ndryshme të votimit të jenë 100% në favor të Karzait. Këto rezultate janë vënë re në zonat në jug të vendit që janë edhe më problematiket dhe me përqendrim më të lartë të rebelëve dhe talebanëve. Me liderët e rebelëve të këtyre zonave, Karzai ka bërë edhe marrëveshje parazgjedhore që në rast fitoreje të tij do të shndërrohen men-jëherë në poste të rëndësishme për njerëz të inkriminuar e të rrezikshëm.