E Diel, 1 Nëntor 2026

Anija e rojes bregdetare shpeton dy persona ne det

Dy persona qe kishin humbur ne det nga Shengjini u gjeten nga Roja Bregdetare. Nje telefonate ne sallen operative e Qendrës Ndërinstitucionale Operacionale Detare sinjalizoi se pas mesnates dy persona me motor uji kanë humbur kontaktin me tokën në zonën e plazhit të Shëngjinit. Menjëherë është nisur në vend ngjarje anija e gatshme P-01 e Rojes Bregdetare me vend-bazim në Kepin e Palit. Kjo anije, së bashku me mjetin lundrues të Policisë Kufitare, në orën 03.50 bënë të mundur gjetjen dhe transportimin për në breg të dy personave të humbur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›