Helikopteri i FA gjen turistin cek ne Jezerce
Pavel Prazak, turisti çek, I cili ra ne nje humnere ne malin e Jezerces, eshte mire. Një helikopter AB 205 i Regjimentit të Helikopterëve në Farkë që filloi kërkimet në orët e para të mëngjesit gjeti personin e humbur prej mesditës së diele. Në mëngjes helikopteri ka bërë transportimin e të plagosurit për në spital, me qëllim evidentimin e gjendjes së tij shëndetësore. Të dielën e 7 korrikut turisti ka qenë me një grup alpinistësh për të pushtuar majën më të lartë të Alpeve shqiptare. Nga pakujdesia mendohet se alpinistit çek i ka rrëshqitur këmba duke rënë në humnerë. Pas sinjalit “SOS” dy helikopterë kryen kontroll në të gjithë zonën por nuk kanë dhënë asnjë rezultat. Rreth orës 19:40 minuta kërkimet u ndërprenë, per tu finalizuar sot ne mengjes.