E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore banoret e zones se Ujit te ftohte ne proteste

Rreth 20 ish punonjës të Ndermarrjes Frutore në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, kanë protestuar pranë zyrave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Shkak është mospajisja e tyre me çertifikatë pronësie nga ZVRPP-ja për tokën e përfituar si ish punonjës së ndërmarrjes bujqësore.
Prej vitesh këto toka kanë pasur mbivendosje si dhe probleme me ish pronarët e vjetër dhe ata të rinj që përfitojnë si ndërtues informal.
Në këtë zonë sipas ligjit 7501 janë paisur me njohje e te drejtës për pronësi 225 ish punonjës të NB frutore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›