Anija libiane me ndihma bllokohet jashtë Gazës
Anija kishte ankoruar në ujëra ndërkombëtare pas një problemi me motorin. Një korrespondent i BBC-së në Gazë thotë se anija e ndihmës shoqërohej nga luftanije izraelite që dukej se po e detyronin të shkonte më në jug.
Organizatorët e ndihmës në Libi kishin këmbëngulur më herët se anija do të sfidonte bllokadën izraelite dhe do të ankoronte në Gazë. Gjashtë javë më parë, forcat izraelite ndalën një tjetër flotë ndihme në Gazë duke vrarë nente turq në bordin e saj.
Anija që përmbante dy mijë ton ndihma humanitare financohej nga një shoqatë bamirësie e drejtuar nga djali i liderit të Libisë, kolonel Gadaffi.
Dëshmia e pronarit
Anija vetë është pronë e biznesmenit grek, Alex Angelopoulos, me të cilin bisedoi korrespondenti i BBC-së në Athinë Malcolm Brabant.
Sipas zotit Angelopoulos, anija nuk kishte pasur probleme mekanike. Kjo histori, sipas tij, u trillua nga kapiteni kubanez pasi anijet izraelite e rrethuan atë dhe i dhanë ultimatum që të ndryshonte drejtim larg Gazës.
Kapiteni po përpiqej të fitonte kohë për shoqatën libiane të bamirësisë që ajo të merrte mbështetje ndërkombëtare për të bërë presion mbi Izraelin që ta lejonte të kalonte. Pronari tha se ishte i motivuar nga arsye humanitare dhe vepronte në traditën e pronarit grek të anijeve Aristotle Onassis, që e bëri pasurinë e tij duke shkelur embargot.
Zoti Angelopoulos tha se kjo ngjarje nuk do ta dëmtojë perspektivën e biznesit me Libinë e liderit Gadaffi, një vend ku Greqia i ka drejtuar sytë për investime gjatë krizës aktuale ekomomike globale./bbc/start/