E Shtunë, 31 Tetor 2026

Davutollu-Klinton,bisede telefonike për hetimin e sulmit

Tema kryesore e bisedës Davutollu-Klinton ishte këmbëngulja e Izraelit për të mos ngritur Komisionin Hetimor Ndërkombëtar lidhur me sulmin e përgjakshëm ndaj anijes me ndihma dhe Davutollu i përcolli Klintonit kërkesën e Turqisë për dëmshpërblim.

Pas kësaj, shefat e diplomacisë Amerikane dhe Turke folën për luftën anti-terror, dhe u vlerësua pika e arritur në temën e programit bërthamor iranian. Në rend të ditës erdhi edhe vizita e Klintonit në Kaukaz dhe e Davutollusë në Ballkan.

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit për Marrëdhëniet me Jashtë, Filip Kroulej gjatë një deklarate lidhur me bisedën telefonike, pasi theksoi se Klinton ka rikonfirmuar angazhimin për asistencë kundër organizatës terroriste PKK, theksoi se "vazhdojmë të përkrahim përpjekjet e Turqisë dhe Irakut për t'i bërë ballë problemit të PKK-së."

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›