E Diel, 1 Nëntor 2026

Patozi dhe Ruçi nisin negociatat për zgjidhjen e krizës

Para takimit, opozita ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të lëvizë nga disa kushte, të cilat do të diskutohen edhe në këtë takim. Partia Socialiste kërkon hetimin plotë të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit, përfshirë hapjen e kutive të fletëve të votimit.

Takimi i sotëm mendohet se do të jetë pikënisje për gjetjen e modaliteteve në ngritjen e komisionit, objektin e punës së tij, si dhe procedura të tjera që lidhen me hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit, të kontestuara nga opozita.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›