E Diel, 1 Nëntor 2026

Anija luftarake greke “Ikaria”, nesër në portin e Vlorës

Nesër anija luftarake greke, “Ikaria”, do të vizitojë portin e Vlorës, me rastin e një programi stërvitjeje, e cila organizohet nga Akademia Detare greke. 

Publiku shqiptar do të ketë mundësi që ta vizitojë anijen më 4 gusht, nga ora 18:00 deri në 20:00, si dhe të hënën më 5 gusht, duke filluar nga ora 17:00 deri në orën 19:00. 

Kapiteni i luftanijes dhe ekuipazhi do të zhvillojnë takime me autoritetet lokale si dhe do të vizitojnë Kështjellën e Kaninës. 

Kjo vizitë bëhet në kuadrin e një bashkëpunimi ushtarak mes Greqisë dhe Shqipërisë.
(Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›