E Diel, 1 Nëntor 2026

Makina del nga rruga në Fier, humb jetën një fëmijë 2-vjeçar

makina-jashte-rrugeFier- Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin Fier-Patos, pasi një fëmijë 2-vjeçar ka humbur jetën. Mësohet se automjeti me targa MK2474A, në të cilin udhëtonin anëtarët e një familje, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurat mbrojtëse.

Për shak të forcës përplasëse fëmija ka dalë nga makina përmes dritares, duke përfunduar disa metra larg vendit të aksidentit. Ai u dërgua menjëherë drejt spitalit, por për shkak të plagëve të marra humbi jetën. Personat e tjerë kanë marrë plagë të lehta, ndërsa në gjendje më të rëndë është babai i fëmijës, i cili po merr ndihmë në spital.

Policia ka nsiur hetimet për shkaqet e ngjarjes dhe dyshohet se mund të ketë qenë tejkalimi i shpejtësisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›