E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidentohet familja, 2-vjeçarja del nga dritarja. Vdiq rrugës për në spital

FIER-Një vogëlushe 2-vjeçare ka humbur jeten si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin Fier-Patos, ndërsa ka mbetur e plagosur edhe motra e saj vetëm 6 vjeç, e cila është dërguar në Spitalin Ushtarak në gjendje të rëndë për jetën.

Aksidenti u shënua gjatë pasdites së sotme në afërsi të kthesës së Patosit, ku mësohet se mjeti tip Benz me targa të Mallakastrës 24 74 A, në të cilën udhëtonte familja Hasanaj ka dalë nga rruga dhe më pas është përplasur me një beton në anë të saj. Burime nga policia bëjnë të ditur se fëmija 2 vjec ka dalë nga makina dhe ka përfunduar disa metra larg si pasojë e përplasjes së fortë të automjetit.
Mësohet se 2-vjeçarja ka humbur jetën rrugës për në spital, pasi nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Në automjet udhëtonin edhe nëna e dy të miturave, babai i tyre, i cili drejtonte mjetin si dhe xhaxhai.

Ata po ktheheshin ne Fier, pas një dasme. Sipas policisë tre të rriturit nuk kane pësuar lëndime.

Ndërkohë, policia ka shoqëruar në komisarit, babain e dy të miturave Besnik Hasanaj.
Paraprakisht, dyshohet se shkak i aksidentit është pakujdesia si dhe shpejtësia tej normave të lejuara. 

(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Shkodër, aksidentoi për vdekje 7-vjeçaren, arrestohet 49-vjeçari

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›