E Diel, 1 Nëntor 2026

Anija politike me timonier Edi Ramen po mbytet ajo po fut uje nga te kater anet

11-12-2010 / Gazeta 55

Reagimi i kreut te Grupit Parlamentar te PD-se Astrit Patozi


Astrit Patozi Kryetari i Grupit Parlamentar te Partise Demokratike ne nje deklarate per mediat dhene diten e djeshme e konsideroi jo serioze dhe spekulim politik qendrimin e PS-se per mosmbajtjen e seances diten e enjte. Patozi deputet i PD-se theksoi se eshte e papranueshme per nje lider politik qe te beje protesta ne Pogradec ne kohen kur ka permbytje ne Shkoder. Ne fakt Edi Rama dhe pasuesit e tij kane munguar vetem ne Shkoder ku ka pasur dhe ka nevoje uleritese per ndihmen e gjithsecilit. Por ai ka qene aktiv fjala vjen ne Pogradec kur kerkonte hapjen e kutive nderkohe qe njerezit Shkodra dhe rrethinat e saj permbyteshin. Ai se bashku me ndjekesit e tij eshte cdo dite ne Tirane duke u perpjekur qe te hedhe sa me shume uje dhe llum per te shtuar nivelin e dhimbjes ne zonen e fatkeqesise u shpreh kryetari i grupit parlamentar te PD-se Astrit Patozi. Ai tha gjithashtu se sjellja politike e kreut te PS-se po con ne deshtimin e kesaj force politike. Konstatoj me keqardhje dhe trishtim se tani qe niveli i ujerave po bie ne Shkoder per shkak te permiresimit te motit anija politike qe drejton Edi Rama po permbytet perdite e me shume dhe ne menyre te pashprese sepse per shkak te timonierit ajo po fut uje nga te kater anet tha dje deputeti i PD-se Patozi. I vetmi shqetesim i tyre eshte shqyrtimi i kerkeses per ngritjen e komisionit hetimor parlamentar per zgjedhjet e shkuara tha Patozi.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›