E Shtunë, 31 Tetor 2026

Denime te perjetshme per vrasesit e grave

11-12-2010 / Gazeta 55

Kryeministri Berisha pershendet konferencen kombetare kunder dhunes ne familje


Kryeministri Berisha pershendeti dje punimet e konferences kombetare kunder dhunes ne familje e organizuar nga ministria e Punes Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta dhe perfaqesia e PNUD-it ne Shqiperi. Ne kete konference u be edhe prezantimi i mekanizmit kombetar te referimit te rasteve te dhunes ne familje. Kryeministri Berisha vleresoi mbajtjen e kesaj konference ne diten nderkombetare te te drejtave te njeriut ndersa theksoi se qendrimi ndaj grave eshte nje problemet themelore ne kohet e sotme dhe per kete arsye duhet te duhet te angazhohemi per nje perballje teresore te ketij problemi. Gjithashtu Kryeministri Berisha shprehu angazhimin e tij per te bere cdo gje ne menyre qe ata qe e kalojne ne forme ekstreme dhunen te kene nje denim te perjetshem dhe perfundimtar ne ligjet e ketij vendi. Cdo rast dhune duhet te denoncohet pasi nuk mund te mbese i harruar brenda mureve te shtepise. Ky ishte apleli i kryeministrit Berisha drejtuar grave te mbajtur ne kete aktivitet te konferences kombetare kunder dhunes ne familje. Dhuna ndaj grave perben aspektin me te perhapur dhe me cnjerezor nga te gjitha dhunimet e tjera. Per fatin me te keq dhuna ndaj grave i ka rrenjet shume te thella. Ajo i ka rrenjet ne patriarkat e cila ne shekuj dhe mijevjecare u ndertua mbi dhunen dhe shtypjen e gruas deklaroi kryeministri Berisha. Kreu i qeverise i cilesoi si te shemtuara aktet e dhunes ndaj gruas ndersa siguroi se do te merren masa ekstreme ne ndeshkimin e personave qe ushtrojne dhune. Krimineli eshte kriminel dhe kur kryhen me vetedije nje krim ai eshte i shemtuar. Por monster i vertete eshte ai qe vret gruan dhe kjo ndodh. Ju jap fjalen se sa te jem ne politike do bej cdo gje qe ata te cilet kalojne ne kete forme ekstreme dhune te kene nje denim te perjetshem dhe perfundimtar ne ligjet e ketij vendi tha kryeministri Berisha ne kete konference te organizuar ne kuader te dites nderkombetare te te drejtave te njeriut. Kryeministri theksoi se dhuna ndaj grave eshte nje nga problemet me themelore te kohes se sotme. Sipas tij fenomeni eshte universal dhe ka te beje se pari me lirite dhe te drejtat themelore te njeriut por edhe me emancipimin e burrave ne nje shoqeri me clirimin e tyre nga ato doktrina te cilat i konsoliduan atyre patriarkatin. Vetem ne Tirane numerohen me qindra raste te dhunes ndaj gruas ndersa me i perhapur mbetet fenomeni i dhunes ne familje. Kryeministri Berisha i beri thirrje te gjitha grave qe te mos presin lemoshe nga burrat por te ngriheni fuqishem me forcen e moralit me forcen e te drejtave te tyre sepse ne kete qendrim ato kane mundesi ti vleresojne shume me teper familjen dhe shoqerine shqiptare ta bejne ate me te drejte e me qytetare. Kreu i ekzekutivit tha gjithashtu se qeveria do te marre masa dhe do te beje gjithcka per te favorizuar kontributin e grave ne biznes gjithnje e me shume dhe se po pergatit skema te vecanta ne kete drejtim. Kryeministri ne perfundim te fjales se tij tha se le te sherbeje kjo dite si nje apel per te gjithe shoqerine por ne menyre te vecante per ju zonja dhe zonjusha te shkolluara ne Shqiperi dhe ne mbare boten qe te luftojme per standardet me te mira me te ndershme te luftojme per ate qe e ka dhene Zoti - barazine midis burrit dhe gruas vellait dhe motres djalit dhe vajzes perfundoi Kryeministri Sali Berisha.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›