"S'e bej Policanin si Gerdeci"
POLICAN- Pas tragjedise se Gerdecit, eshte qyteti i Policanit qe rrezikohet nga nje sasi lendesh plasese, trasheguar nga ish-Uzina e Armeve. Ndersa pritej qe ne kete uzine te niste puna per demontimin e municioneve, ekspertet amerikane te "DTRA" (Departamenti te Trajtimeve te Rasteve te Armatimeve), kane nxjerre ne drite fakte se prane kesaj uzine, jo vetem qe nuk mund te kryet demontimi, por ne territorin e saj gjenden nje sasi lendesh plasese te rrezikshme. Ministria e Mbrojtjes, pasi ka verifikuar gjendjen ne vend, i kerkon miratimin Keshillit Bashkiak per asgjesimin e sasise, gje e cila ka hasur ne kundershtine e pare te ardhur nga kryebashkiaku, Adriatik Zotkaj. Jane plote 113 kg lende te rrezikshme si zhive, nitrur natriumi dhe te tjera, te cilat ndodhen ne tre depo brenda uzines ku Ministria e Mbrojtjes pretendon te kryeje demontimin e municioneve trasheguara nga koha e monizmit. Kryetari i bashkise Polican kerkon nga ana e Ministrise se Mbrojtjes, garanci per jeten e banoreve, pronat dhe ambientin perpara nisjes se punes. Ky i fundit eshte shprehur ne kundershtine e tij gjate mbledhjes se djeshme te Keshillit Bashkiak, se "nuk do te lejoje qe ne Polican te ndodh ajo qe ndodhi me Gerdecin".
Problemi
Ministria e Mbrojtjes i hodhi syte nga ish-Uzina e Armeve ne Polican per demontimin e municioneve. Vete ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, menjehere pas emerimit ne kete post do te vizitonte uzinen per te pare nga afer kushtet dhe standartet teknike per cmontimin e 99 mije tone municioneve te mbetura ne depot dhe tunelet e mbare vendit. Pasi u pranua se ish Uzina e Armeve mund te kryente me se miri funksionin e demontimit, nisen procedurat ligjore per fillimin e punes. Por, kane qene ekspertet amerikane te "DTRA", ( Departamenti Trajtimeve te Rasteve te Armatimeve), qe pasi kane pare nga afer gjithe siperfaqen ku do te kryhej cmontimi i predhave dhe kushtet teknike ku do te zhvillohej puna, kane ndaluar nisjen e procedures. Ata mesohet se kane konstatuar nje sasi lendesh plasese te rrezikshme per banoret dhe ambientin ne uzinen e Policanit qe duhej hequr para se te niste demontimi i municioneve. Ne tre depot e ndertuara qe ne vitin 1967, me nje siperfaqe prej 24 mije metra katrore secila, ndodhet nje sasi prej 113.37 kg lende plasese e rrezikshme. Ato jane te llojeve, Fulminante zhive 40 kg, Tetrazen 1.27 kg, TNRP 4.1 kg, Nitrur natriumi 20 kg dhe Tinitrozerorcine, 48 kg.
Debatet
Per te bere realitet realizimin e operacionit te asgjesimit te lendeve plasese, ministria ka kerkuar nje vendim nga bashkia e qytetit te Policanit. Ne keto kushte kreu i bashkise Adriatik Zotkaj ka thirrur urgjentisht Keshillin Bashkiak, duke kerkuar miratimin dhe ndihmen e keshilltareve. Ne mbledhjen qe eshte organizuar paraditen e djeshme, kane mare pjese perfaqesuesi i Ministrise se Mbrojtjes, Arjan Shkurta dhe drejtori i uzines Kasem Mahmutaj, te cilet kane bere prezent planin operacional. Perfaqesuesi i ministrise ka kerkuar miratimin e keshilltareve per zbatimin e planit operacional, gje e cila ne parim eshte miratuar nga keshilltare, pasi perben rrezik qendrimi i lendeve per jeten e 12 mije banoreve. Ne mbledhjen jo te zakonshme qe ka zgjatur me teper se pese ore, keshilltaret kane kerkuar qe ministria perpara se te veproje per asgjesimin e lendeve te rrezikshme duhet te jape garanci per jeten e banoreve, pasi uzina ndodhet ne mes te qytetit. Pjesa me e madhe e banoreve jetojne shume prane uzines, nga 50 deri 300 metra larg saj, nderkohe qe rrezja e shperthimit do te jete 696 metra ne vije ajrore. Nderkohe qe specialisti ka dhene garancine e Ministrise se Mbrojtjes per ecurine e procesit te asgjesimit te lendeve plasese, duke thene se nuk ka asnje rrezik zhvillimi i procesit.
Eriola Hazizolli