Anijet ushtarake ruse mbërrijnë në Venezuelë
Disa anije ushtarake ruse kanë mbërritur në portin La Guaira të Venezuelës. Autoritet kanë lajmëruar se shkak i mbërritjes së tyre në Venezuelë është organizmi i një stërvitjeje të përbashkët midis forcave ushtarake detare të Rusisë me ato vendase. Në orët e paradites, vetë presidenti venezuelas, Hugo Chavez pati deklaruar se disa anije nga flota ushtarake ruse do të mbërrinin sot në Venezuelë për të organizuar një stërvitje të përbashkët. Chavez ka sqaruar se stërvitja në fjalë nuk synon aspak kërcënim ndaj Uashingtonit. “Në këtë pikë nuk ka asgjë për tu keqinterpretuar. Ky është vetëm fillimi i krijimit të një bote shumë ngjyrëshe”, ka thënë ai.