E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mafia mund të vrasë edhe me telefon celular

Napoli - Policia napolitane ka arritur të zbulojë se mafia tani më mund të vrasë edhe me anë të aparateve të telefonave celularë. Policia ka organizuar një operacion në një park të Napolit ku në qendër të tij ka qenë arrestimi i disa të dyshuarve për trafikim lëndësh narkotike. Gjatë operacionin, policia, krahas sasisë së konsiderueshme të lëndëve narkotike, arriti të sekuestrojë edhe një aparat telefoni celular i cili në përbërje të tij kishte vend për mbajtjen e katër plumbave. Telefoni në fjalë kthehej në pistoletë vetëm me shtypjen e një butoni çfarëdo në të.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›