E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anita, ''e re'' për kurorën e Miss Zvicra

Bukuroshja nga Kosova, Anita Mustafa, është diskualifikuar këtë të dielë nga konkursi i bukurisë, Miss Zvicra 2013.
Mustafa, e cila jeton ne pjesen frankofone te Zvicrës, e ka cilësuar një vendim të papritur skualifikimin e saj.

Anita është ende e re dhe nuk ka arritur të përmbush pritshmëritë, është thënë në arsyetimin e jurisë së spektaklit, e cila është e përbërë nga Christa Rigozzi, Nadine Vinzens dhe Fiona Hefti.

Kjo ishte java e pare e spektaklit që transmetohet në televizionin Sat.1, dhe deri në finale për çdo javë do të organizohet nga një spektakël televiziv. 

Garën për kurorën e Miss Zvicra, e vazhdojnë dy konkurrentet tjera shqiptare, Dorina Podrimja dhe Heidi Lushtaku. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›