E Shtunë, 31 Tetor 2026

KGB, rep nga Ulqini

Qyteti i Ulqinit, i njohur për plazhet dhe kalanë, është subjekt i një kënge që i përket zhanrit rep.
Djemtë e grupit “KGB” kanë publikuar videoklipin e tyre të ri, të këngës me titull  “Qyteti jem”, dedikuar vendit të tyre të lindjes

“Projekti “Qyteti jem” është arritja jonë më e madhe” thonë djemtë e KGB për Indeksonline, duke u shprehur të kënaqur me produksionin me të cilin kane punuar.

Videoklipi i realizuar nga produksionin Fron Media paraqet bukuritë e bregdetit të Ulqinit,si një ndër destinacionet më atraktive për shqiptarët. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›