Anjeza Branka feston ditëlindjen dhe promovon albumin e ri
Anjeza Branka ka organizuar një mbrëmje vërtet interesante për miqtë e saj artistë, me rastin e ditëlindjes së 26-të dhe realizimit të klipit të ri “Metropol”. E shfaqur me një veshje të tipit “sirenë” ajo ka performuar dhe ka pritur miqtë e saj këngëtarë të njohur, si; Aleksandër Gjoka, Frederik Ndoci, Rozana Radi, Noizy, Ingrid Gjoni, Ervin Bushati, të tjerë miq si Marin Meksi, Paloma, Poli, Noçja, Jonida. Në darkën e organizuar ishte e pranishme dhe motra e saj më e madhe Alda, e cila është parukierja dhe grimierja personale e Anjezës. Disa prej artistëve Anjeza i ka bashkëpunëtorë, ndërsa ka pohuar se tani e tutje do të dalë e vetme në klipe. Anjeza u shfaq në këtë party shumë në formë, ndërkohë që s’ka pak kohë që ka deklaruar për “Panorama Plus” ndarjen nga djali me të cilin bashkëjetonte, bashkëjetesë nga e cila kanë një djalë. Këngëtarja e ka kaluar gjithë verën me koncerte në bregdet dhe jashtë vendit, po ashtu dhe me pushime të rralla. Gjatë intervistës për gazetën, ku fliste për herë të parë për ndarjen, ajo e konsideroi bashkëjetesën e saj si një kohë të humbur për karrierën artistike, ndërkohë që tani e tutje do i përkushtohet në maksimum këngës.