E Diel, 1 Nëntor 2026

Delegacioni kosovar i integrimit nesër në Strasburg

Delegacioni do të raportojë për situatën e komuniteteve dhe pjesëmarrjen e tyre në jetën politike, për procesin e kthimit, zgjedhjet e ardhshme lokale dhe rolin e EULEX-it në Kosovë.
     
Delegacioni është ftuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, por do të ketë takime edhe me Komisionin për të Drejtat e Njeriut, me drejtorin për këshillim dhe bashkëpunim politik si dhe me përfaqësuesit e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

 Delegacioni katër anëtarësh kryesohet nga kryetarja e Komisioni për Integrime Evropiane të Kuvendit të Kosovës, Zylfie Hundozi. Përbëhet edhe  nga  tre deputetë të tjerë -Bujar Bukoshi, Edita Tahiri dhe përfaqësuesi i komunitetit serb Branislav Gërbiq.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›