Anjeza e ftuar në një reality show në Turqi
Televizioni nacional turk “TRT- AVAZ”, ka ftuar këngëtaren e mirënjohur shqiptare Anjeza Shahini në Turqi për një bashkëpunim i cili do të zhvillohet gjatë ditëve në vijim. “Në bashkëpunim me moderatoren shqiptare Nertila Doka, unë jam ftuar nga TRT AVAZI për të marrë pjesë në emisionin veror, i cili shëtit çdo javë nëpër Turqi me artistë të ndryshëm. Kësaj here ky emision do t’u kushtohet qyteteve turistike Izmir dhe Cesme dhe po ashtu edhe karrierës sime. Xhirimet do të jepen çdo ditë nga pak në TRT AVAZI, rrëfen Anjeza. Për Anjezën, Turqia është një vend shumë i veçantë, ku në moshë shumë të re ajo bëri hapat e parë të karrierës jashtë Shqipërisë. Në vitin 2004 Anjeza Shahini përfaqësoi Shqipërinë për herë të parë në Eurovizion, që u mbajt në Stamboll dhe arriti të futet në top dhjetëshen finaliste.