“Gangsterët” Ami dhe Ermali
Të pasurit një motor në rrugët e kryeqytetit sot më shumë se një hobi është një nevojë; mbaron punë shpejt, nuk lodhesh në trafik, e madje më e rëndësishmja nuk ke nevojë për parkim, ky i fundit një hall i vërtetë në Tiranë. Kështu që shtimi i numrit të motorëve në vitet e fundit në kryeqytet është mëse i kuptueshëm. Dhe madje nuk përbën asnjë çudi, kur edhe Ermal Mamaqi zgjedh një të tillë për të lëvizur në qytet. Por ndërsa bashkë me të shohim dhe bashkëshorten e tij Amarda Toska, sigurisht që së bashku të bëjnë përshtypje. Edhe pse kokorja në kokë shërben jo vetëm për t’i mbrojtur por edhe për të fshehur fytyrën e tyre, në këtë rast nuk ka qenë aspak e vështirë për paparacin tonë që të fiksojë këto moment. Dhe ja disa copëza nga këto momente, ndërsa çifti VIP lëviz përgjatë zonës “21 Dhjetori”, pranë qendrës së tyre të eventeve. Të veshur sportiv ata duken mëse në formë për të nisur edhe sezonin e ri të punës, pas verës relaksuese që kanë kaluar.