E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Anjeza, mësuesja që ka ndjekur pasionin e saj për bujqësinë

TIRANË, 8 nëntor /ATSH/ Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau sot rastin e Anjezës, me profesion mësuese, e cila ka ndjekur edhe pasionin e saj për bujqësinë.

Në një sipërfaqe prej 1.5 hektarë ajo kultivon shegë, mandarina, portokaj dhe limonë të një cilësie të lartë.

Prodhimi i shegës shkon për eksport ndërsa mandarina, portokalli dhe limoni për tregun vendas.

Ministrja Denaj thekson se, Anjeza këtë vit është e kënaqur nga rendimenti i prodhimit. /j.p/

1 nga 12

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›